Rritja e rasteve, Greqia diskuton të shtyjë hapjen e shkollave

schedule22:48 - 24 Gusht, 2020

schedule 22:48 - 24 Gusht, 2020

Qeveria greke po diskuton mundësinë e shtyrjes së hapjes së shkollave.

Ministrja e Arsimit tha se, megjithëse ka një vendim për hapjen e shkollave në 7 shtator, mund të ketë një shtyrje për shkak të rritjes së numrit të rasteve. Megjithatë, vendimi përfundimtar do të merret më 1 shtator.

Shkollat ​​do të hapen me masa të rrepta, pas sugjerimeve të ekspertëve, njoftoi më tej ministrja, Niki Kerameos, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Hapja e shkollave, siç tha ajo, do të bëhet me masa të rritura, bazuar në rekomandimet e ekspertëve. Ajo theksoi se përdorimi i maskës nga nxënësit dhe mësuesit është e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Lihdur me arsimin e lartë, ministrja tha se studentët do të kthehen rregullisht në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin dhe nëse më shumë se 50 nxënës marrin pjesë në leksion, ajo do të bëhet online. Po ashtu edhe për studentët përdorimi i maskës është e detyrueshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!