TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama u ndal tek prodhimit i brendshëm bruto i vendit, gjatë qeverisjes së tij përgjatë tre mandateve.
Ai theksoi se Shqipëria ishte e fundit në rajon kur PS mori detyrën, ndërsa sot kjo shifër ka ndryshuar rrënjësisht
“Jemi nisur nga vrima e fundit e kavallit në rajon dhe sot jemi në pragun e shtëpisë së madhe të BE.
Këtu është rritja e PPB nga viti kur ne morëm detyrën, në krahun e djathtë timin, shikoni kolonat me të kuqe, është 109.6% rritja e PBB e Shqipërisë, 64.9% rritja e prodhimit mesatar e rajonit dhe pot ë shikoni këtu, vendet e rajonit e kanë më të vogël se ne, sepse Shqipëria në këto tre mandatet tona, ka bërë një kapërcim epokal, duan disa apo nuk duan disa”, tha ai./abcnews.al

