Në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, ndër të tjera është diskutuar për rritjen e pagave të pushtetarëve.
Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në studio u shpreh se në këtë pikë duhet ndarë cilësia eë rrogës nga cilësia e deputetit.
Ai tha se deputetëve u është rritur rroga më pak nga të gjithë në vitet e fundit me vetëm 5%.
“Ky është debati i vetëm politik i këtij viti dhe normal do të diskutohej. Rroga është rritur për të gjithë të punësuarit në shtet, por media normalisht do të kaptë këtë.
Në këtë pikë mendoj që cilësia e rrogës së deputetit duhet ndarë nga cilësia e deputetit.
Rroga e deputetë është rritur me 5% në vit, nga viti 2006. Rroga mesatare është rritur me 20 përqind, ajo normale me 10 përqind dhe kjo me vetëm 5 përqind, më pak nga të gjithë,” tha Bushati.r.t/abcnews.al