Opozita dhe PS votojnë pagat/ Kalon te ‘Ligjet’ projektligji për rritjen e pagave

schedule10:42 - 19 Maj, 2023

schedule 10:42 - 19 Maj, 2023

Opozita dhe maxhornca bashkojnë votat në komisionin  e ligjeve duke votuar projektligjin për rritejn e pagave në administratën publike. Hapi i radhës në komisionin e ekonomisë, më pas votimi në parlament. Qeveria synon të rrisë pagat në administratë, në dy vitet e ardhshmë dhe të cojë pagën mesatare 900 euro.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në mbledhjen e zhvilluar në komisionin e ligjeve fokusin kryesor e ka vënë te rritja e pagave për administratën publike.

Ibrahimaj në fjalën e saj është shprehur se kjo ishte një ndër reformat më të rëndësishme që është ndërmarrë nga qeveria me qëllim që niveli i pagave të jetë mbi disa vendeve të rajonit dhe me një krahasim me disa nga vendet e BE-së.

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ekonomik për të qenë sa më konkurrues me vendet e rajonit për integrimin në BE duhet që të bëjmë miratimin e këtyre ligjeve. Po bëjmë realitet një rritje pagash që më parë ishte e paimagjinueshme,. Paga do të shkojë në 900 euro përmes dy hapave, ka nisur hapi i parë në prill dhe pritet që rritja tjetër të bëhet në prill të vitit 2024. Gjithashtu është rritur paga minimale që deri në fund të mandatit tonë pritet që të shkojë në 45 mijë lekë.

Kjo është një politikë që synon të vijë në ndihmë një fashë punonjësish për mundësi të reja, kjo është si rezultat i fashës së arritur nga qeveria, një vendim i tillë do të sigurojë më shumë të ardhura për qytetarët, ky vendim është një vendim që është marrë pas studimit të nivelit që kishim me vendet e rajonit dhe të Ballkanit Perëndimor, dhe me rritjen e bërë është bërë krahasimi me disa vende të BE-së përgjatë një periudhe prej 10-15 vjet.

Me përcaktimin e pagës së presidentit si pagën më të lartë janë lidhur disa funksione të tjera të ndara me ligje si një vendim për të shkëputur atë me disa nivele të administratës ligjore.

Synojmë që të vijojmë me hiarkine e pagave të administratës publike për të krijuar kushtet e nevojshme për të tërhequr dhe mbajtur individët e kualifikuar.  Për shkak të rritjes së pagave sipas sistemeve jemi në fazën që çdo rritje page pa ndryshuar ligjin do të ndikonte më keq në hirarkinë e administratës.

Përfitojmë 250 funksionarë politike dhe të tjerë të cilët pagën e kanë të lidhur me pagën e presidentit dhe efekti financiar për këtë kategori llogaritet në 20 milionë lekë.

 Ndërkohë është përjashtuar nga rritja e pagave institucionet e kuvendit apo të ekzekutivit për ta rikonsideruar në një moment të dytë pasi si qëllim ka qenë fokusi për rritjen e kësaj fashe më të madhe punonjësit”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!