Rritja e normave të interesit dhe inflacionit shtojnë investimet

schedule14:57 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 14:57 - 10 Dhjetor, 2022

The Economist

Për gati një vit, që kur tregu i aksioneve të Amerikës arriti kulmin më 3 janar, investitorët po përpiqen të gjejnë një rrugëdalje. Edhe në nivelet aktuale, rënia e tregjeve në mbarë botën këtë vit ka qenë e dhimbshme. Indeksi më i gjerë i aksioneve globale i msci është ulur me 18%, siç është indeksi s&p 500 i firmave të mëdha amerikane.

Nuk janë vetëm aksionet që kanë pësuar rënie. Asetet më spekulative, natyrisht, janë goditur edhe më shumë: vlera e tregut e të gjitha kriptomonedhave, e cila u rrit në gati 3 trilion dollarë në 2021, ka rënë në 840 miliardë dollarë.

Indekset e përpiluara nga Bloomberg, një ofrues i të dhënave, të bonove globale, europiane dhe të tregjeve në zhvillim kanë rënë të gjitha me 15%; ekuivalenti amerikan me 11%.

Në veçanti, “portofoli 60/40”, i përbërë nga 60% aksione dhe 40% obligacione, një zgjedhje popullore për investitorët nuk ka  shkuar siç duhet. Evan Brown dhe Louis Finney, një bankë zvicerane, thanë se që nga mesi i tetorit, 60/40 e aksioneve dhe bonuseve amerikane kishte regjistruar vitin më të keq që nga viti 1937.

Sipas Alex Funk, tha se humbjet në obligacione kanë qenë shumë të mëdha këtë vit. Ari, i parë nga disa si një mbrojtje jo vetëm ndaj problemeve të tregjeve financiare, por edhe ndaj inflacionit, ka rënë me 3%.  Jeni japonez e nisi vitin me 115 për dollar dhe tani është 136, raporton abcnews.al.

Tregjet në rënie janë rezultat i rënies së një regjimi makroekonomik prej dekadash.

Rritja e inflacionit, në botën e pasur që nga vitet 1980, është rikthyer, i cili ka sjellë fundin e dhjetë viteve të normave të interesit gati në zero.

Si rezultat, libri i rregullave të investimit po rishkruhet.

Mbrojtja e portofoleve nga inflacioni tani është një nga prioretitet kryesore.  Në veçanti, tregjet private (në krahasim me investimet e standardizuara  në bursa), të cilat u rritën masivisht diku tani po përballen më një të ardhme të pasigurt.

Nga pika e tij e ulët në 2009 deri në kulmin e saj në fund të 2021, s&p 500 u rrit me 600%. Për më tepër, shumë investitorë filluan të blinin aktive më të panjohura ose jolikuide me shpresën për të fituar më shumë. Fondet e kapitalit privat kanë qenë investitorë frytdhënës në kompanitë e palistuara që nga bumi i blerjes së viteve 1980, raporton abcnews.al.

Një e tillë t përfshinte blerjen e një kompanie kryesisht me para të marra hua, dhe më pas shitjen e saj. Tregjet private në mbarë botën, duke përfshirë gjithashtu pronën, infrastrukturën dhe huadhënien private u katërfishuan, në më shumë se 10 trilion dollarë.

Firmat e mëdha të kapitalit privat krijuan fonde  të firmave të palistuara, për të joshur investitorët me pakicë. Por ishin investitorët institucionalë ata që ishin veçanërisht entuziastë: kapitali privat dhe prona përbënin pothuajse një të pestën e portofolit të fondeve publike të pensioneve amerikane.

Sfondi monetar që nxiti këto tendenca tani ka ndryshuar në mënyrë dramatike.

Megjithëse inflacioni në Amerikë arriti kulmin në qershor, ai ende qëndron në 7.7%. Në vende të tjera situata është edhe më e keqe: në Britani çmimet janë 11.1% më të larta se një vit më parë, dhe në eurozonë janë rritur me 10%. FMN parashikon një rritje të inflacionit global prej 9.1% gjatë vitit 2022.

Si rezultat, tregjet presin që Rezerva Federale të rrisë normat e interesit në 5% në vitin 2023 dhe Banka e Anglisë t’i rrisë ato në më shumë se 4.5%, raporton abcnews.al.

Masakra e këtij viti në tregje është rezultat i natyrshëm i këtyre ndryshimeve.

Inflacioni gërryen vlerën si të pagesave të interesit për obligacionet ashtu edhe të principalit. Në të njëjtën kohë, rritja e normave të interesit ka ulur çmimet e obligacioneve, për të harmonizuar yield-et e tyre me normat mbizotëruese.

Nëse inflacioni dhe normat e interesit do të rriteshin për shkak të rritjes së shpejtë ekonomike, aksionet mund të ishin rritur gjithashtu në pritje të fitimeve më të larta. Por, në vend të kësaj, çmimet dhe normat po rriten për shkak të një goditjeje të mallrave, problemeve të zinxhirit të furnizimit dhe mungesës së fuqisë punëtore që kërcënojnë gjithashtu fitimet e korporatave.

Kjo është arsyeja pse marrëdhënia “mbrojtëse” që mbështet portofolin 60/40 është shkatërruar. Rritja e yield-eve të obligacioneve thjesht i bën aksionet më të paqëndrueshme dhe më pak tërheqëse në krahasim, kështu që çmimet e të dy aktiveve kanë shënuar rënie në të njejtën kohë.

Kur situata më në fund të qetësohet, do të zbulojë një peizazh që ka të ngjarë të ketë ndryshuar për mirë.

Megjithëse tregjet presin që normat e interesit të shënojnë një rënie pas një kulmi vitin e ardhshëm, shanset që ato të përkeqësohen sërish duken të pakta. Kjo për shkak se inflacioni ka të ngjarë të jetë i vështirë për t’u ulur.

Kërkesat e pandërprera për shpenzimet qeveritare,  nga plakja e popullsisë deri tek pritshmëria gjithnjë në rritje se shtetet do të mbrojnë njerëzit dhe kompanitë nga stuhitë ekonomike mund të ndihmojnë gjithashtu në rritjen e normave të interesit dhe nxitjen e inflacionit.

Të gjitha këto së bashku, do të riformësojnë portofolet e investitorëve.

Le të diskutojmë për inflacionin.

Simona Paravani nga BlackRock, një menaxhere asetesh, nuk pret që ajo të kthehet në nivelet “rock’n’roll” të viteve 1970. Kjo e bën ndërtimin e portofoleve të investimeve rezistente ndaj inflacionit më të rëndësishëm sesa ka qenë në dekada.

Për fat të mirë, kjo është më e lehtë se sa ishte. Mallrat ofrojnë gjithashtu një mjet të mirë për të mbrojtur kundër tij. Ata tani janë dukshëm më të mbrojtur dhe kanë më shumë financa se sa në vitet 1970, që do të thotë se kanë tregje të thella dhe likuide të të ardhmes, raporton abcnews.al.

Asetet e tjera gjithashtu mund të ofrojnë mbrojtje nga rritja e çmimeve. Blake Hutcheson, shefi ekzekutiv i omers, një skemë e madhe pensionesh kanadeze, shpjegoi se si fondi i tij shpenzoi vite duke krijuar prona të mëdha në infrastrukturë dhe pronë.

Të ardhurat nga këto investime, në formën e qirave dhe tarifave priren të rriten me inflacionin.

“Gjithmonë dukej sikur inflacioni i ulët dhe normat e ulëta të interesit ishin një çmenduri,” tha Hutcheson. “Ne jemi përgatitur këtë ditë.”

Fundi i normave të interesit të ulëta ka pasoja më të mëdha. Rritja e normës së interesit ndikon në mënyrën se si mendoni për asetet private, aksionet, obligacionet, kredinë, gjithçka”, tha Funk i Schroders.

Fondet e kapitalit privat dhe fondet e kredisë private, të cilat marrin para nga investitorët për të dhënë kredi, janë bërë forca shtytëse në marrëveshjet e korporatave. Marrëveshjet e kapitalit privat përbënin një të pestën e vlerës së të gjitha blerjeve. Tregu i kredisë private, i përdorur shpesh për të financuar marrëveshje të tilla, u rrit në mbi 1 trilion dollarë.

Kjo është më shumë se dyfishi i nivelit të vitit 2015 dhe vetëm pak më pak se vlera e kredive të mëdha të dhëna drejtpërdrejt nga institucionet e mëdha financiare. Por mos të harrojmë se kreditë private priren të kenë norma interesi të ndryshueshme. Kjo do të thotë se, ndryshe nga obligacionet, mbi të cilat zakonisht fiksohet interesi, vlera e tyre rritet me rritjen e normave, raporton abcnews.al.

Investitorët institucionalë shpesh mendojnë se mbikëqyrja dhe ndikimi më i fortë që vjen me investimet private, në krahasim  me ato publike, u jep atyre një avantazh. Megjithatë, shkalla e rritur e pengesave është e pashmangshme. Investitorët privatë po marrin qëllimisht më shumë rreziqe sesa do të bënin nëse në vend të kësaj do të blinin obligacione qeveritare.

Vendet e botës së pasur nuk kanë gjasa të mos paguajnë borxhin e tyre, por ndërtimi i infrastrukturës dhe pronave mund të kushtojë më shumë sesa pritej ose të sjellë më pak fitim se sa ishte parashikuar.

Në tre tremujorët e parë të këtij viti, për shembull, Lincoln International, një bankë, tha se fondet e kapitalit privat globalisht  ishte 3.2%, edhe pse s&p 500 ra 22.3%. Shumë investitorë institucionalë kanë investuar shumë në tregjet private për të shpëtuar  sa më  shpejt pronat e tye, megjithatë mundësia për tu zhgënjyer është shumë e lartë.

Kur norma e interesit është vetëm 1%, 91 dollarë të depozituara në bankë, vlera do të jetë 100 dollarë në 10 vite. E thënë ndryshe, 100 dollarë në dhjetë vite vlejnë 91 dollarë sot. Por kur norma e interesit është 5%, duhen vetëm 61 dollarë për të gjeneruar 100 dollarë në një dekadë.

Pra, 100 dollarë në dhjetë vite vlejnë vetëm 61 dollarë sot. Kjo e bën rritjen e ardhshme shumë më pak të vlefshme. Normat më të larta zvogëlojnë vlerën e fitimeve të ardhshme në krahasim me ato aktuale.

Për një firmë, fitimet e së cilës parashikohen të mbeten të qëndrueshme për një kohë të pacaktuar, më pak se një e dhjeta e vlerës aktuale të fitimeve të saj të ardhshme vjen nga dhjetë vitet e para kur norma e interesit është 1%, raporton abcnews.al

Ray Dalio, themeluesi i Bridgewater, fondi më i madh në botë, beson se një ndryshim shumë më i madh është duke u zhvilluar sesa një rritje e thjeshtë e normave të interesit dhe inflacionit.

Ai përmend rreziqet e borxheve të mëdha, populizmin brenda demokracive perëndimore dhe rritjen e tensioneve midis fuqive globale.

E para ushtron presion mbi bankat qendrore që të tolerojnë inflacionin dhe madje të monetizojnë borxhin në vend që të rrisin normat.

E dyta dhe e treta mund të nxisin konflikte brenda dhe ndërmjet shteteve.

Portofoli 60/40, sipas. Brown dhe Finney nga UBS, është kthyer në biznes. Rendimentet më të larta të obligacioneve rrisin të ardhurat. Pas një viti në të cilin dollari është forcuar ndjeshëm ndaj shumicës së monedhave, kthimi në mesatare do të rriste vlerën e aseteve të huaja për investitorët amerikanë.

Si rezultat, ubs ka rritur parashikimin e saj në 7.2% gjatë pesë viteve të ardhshme, nga 3.3% në korrik 2021. Përfituesit më të mëdhenj të kësaj janë grupi më i ri i investitorëve, të cilët kanë filluar të kursejnë kohët e fundit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!