Në ditët e fundit të janarit ka patur një fluks të lartë qytetarësh që kërkojnë të lidhin kontrata të reja, ose të vendosin matësat e ujit të pijshëm. Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellësit Arben Skënderi deklaroi nga Durrësi se po diskutohet një shtyrje e procesit të aksionit për ujin. Kjo vlen vetëm për konsumatorët familjarë.
Reagimi qytetar pas shpalljes së aksionit për ujin e pijshëm ka qenë pozitiv.
Fluksi për të lidhur kontrata të reja dhe aktmarrëveshje me ujësjellësin mund të çojë në një shtyrje të afatit përtej datës 1 shkurt, por vetëm për konsumatorët familjarë.
Kjo është deklaruar nga drejtori i përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve Arben Skënderi në takimin e zhvilluar në Prefekturën e Durrësit.
Ai tha se faza e parë e aksionit do të nisë me institucionet debitore.
Në takimin për reformën e ujit mori pjesë edhe zv/kryeministrja Senida Mesi. Ajo foli për shërbimet që qeveria ofron për qytetarët./abcnews.al