Rritja e infektimeve, Mentor Nazarko në ABC: E çuditshme, pse Shqipëria nuk po mbyllet?

schedule17:38 - 18 Shkurt, 2021

schedule 17:38 - 18 Shkurt, 2021

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në një bisedë në studion e ABC përballë gazetarit Endri Xhafo shprehu habinë se përse Shqipëria nuk po mbyllet, nisur nga situata e shifrave që po raportohen cdo ditë, që vijojnë që të jenë në rritje nga fundi i muajit janar.

Më duket e çuditshme pse Shqipëria nuk po mbyllet, kur shtete që kanë sisteme shëndetësore me të fuqishme, se ne, qoftë edhe fqinje, janë mbyllur. Kjo më duket e çuditshme. Mbyllja mund të ketë edhe impakt elektoral” tha ai.

Mentor Nazarko u ndal edhe te problemet e sistemit shëndetësor, ndërsa tregoi edhe një rast personal. “Kisha rastin e tim eti, mund të jetë e vërtetë që qytetarët paraqiten me vonesë te mjeku i familjes dhe spital. Shpesh spitalet mbajnë ose trajtojnë pacientë që mund të trajtohen në kushte shtëpiake.

Të dy me tim vëlla, prindërit tonë, nëse do të vazhdonte, kishte shenja të covid, ndoshta edhe nuk e ka, se është edhe falsi pozitiv, nëse do të ishte për shkak të moshës, problematikës, unë e imagjinoj të vështirë që një infermierë tu përgjigjet 3-4-5  të sëmurëve si ai.

E imagjinoj që një pjesë e fataliteteve mund të ketë ndodhur pasi sistemi nuk u përgjigjet edhe nevojave minimale. Është një situatë e vështirë. Që të mos fajtojmë sistemin domosdoshmërisht. Disa të meta strukturore të sistemit po vihen në dukje, një pjesë mund të korrigjohen. Disa janë vështirësisht të zgjidhshme në këtë moment, si investimet në infrastrukturë dhe në shtretër” tha ai.

Nazarko kërkoi nga qeveria shqiptare që të mos i mbyllë derën vaksinës kineze. “Nuk shoh arsye përse Shqipëria duhet të refuzojë vaksinën kineze, kanë efektivitet deri në 90% dhe mendoj se Shqipëria, por edhe Kosova duhet t’i përdorin këto vaksina” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!