Ministri i financave të Serbisë, Sinisha Mali ka treguar prioritetet e qeverise se re. Sipas tij janë tre përparësi për qeverinë e re, raportojnë mediat serbe.
“Serbia 2025” është cilësuar platforma, ndërsa përfshin standarde më të mira jetese të qytetarëve serbë si dhe rritje të fuqisë ushtarake.
“Ekzistojnë tre përparësi për qeverinë e re. Është ekonomia, Serbia 2025, standarde më të mira jetese të qytetarëve serbë, rritje e pensioneve, pagave. Nga ana tjetër, rritja e fuqisë ushtarake, investimet në aftësitë mbrojtëse të ushtrisë sonë dhe investimet në shëndetësi”, tha Mali.
Nga ana tjetër, presidenti Aleksandër Vuçiç ka shpallur në kryesinë e partisë së tij SNS emrin e kryeministrit të ri, por do të beje publike sonte ne orën 20.00
Ndërkaq, emrat e ministrave pritet të bëhen publike brenda 7 ditësh dhe pritet të jenë kombinim i vijimësisë politike dhe fytyra te reja. g.v/abcnews.al