Rritja e çmimit të naftës, valë protestash në Iran

schedule21:12 - 16 Nëntor, 2019

schedule 21:12 - 16 Nëntor, 2019

Mediat iraniane raportojnë se Irani është përfshirë në një valë protestash për shkak të rritjse së çmimit të naftës. Në një kohë që Irani është përballur me sanksione të rënda ndaj eksportit të naftës, pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, çmimet e naftës u ngritën për së paku 50 për qind të premten.

Autoritetet kanë thënë se kjo ngritje e çmimit vjen si pasjojë e dëmtimit të ekonomisë së Iranit nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

Mediat iraniane kanë raportuar për protesta të premten në mbrëmje në disa qytete të Iranit, duke theksuar se protestuesit kanë tentuar t’i vëjnë zjarrin një depoje të naftës, raporton Rel. Irani është ndër vendet me çmimin më të ulët të naftës në botë për shkak të rënies së valutës dhe po ashtu është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës me eksporte që arrijnë miliarda dollarë çdo vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!