Në vend është shtrenjtuar përsëri nafta. Në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë po tregtohet 210 deri 220 Lekë duke arritur nivelin rekord të regjistruar në vend që prej vitit 2009. Nga një vëzhgim i bërë në pikat e karburanteve në vend konstatohet se rritja e njëjtë pothuajse në të gjitha pikat.
Ndërkohë i ftuar në “Radarin Informativ” Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti ka thënë se në Shqipëri çmimi i naftës nuk ndiqet sipas parametrave të bursës. Ai shpjegon se sot në bursë pati një ulje të çmimit por në Shqipëri nafta sa vjen e rritet ndikuar edhe nga taksat.
“Shtrenjtimi naftës. Sot ra nafta në bursa. Se pati një situatë shprese. Sot kërceu këtu nafta. Çmimi këtu nuk ndjek parametrat e bursës. Ka spekulime. Ne naftën e ngarkojmë me taksa të jashtëzakonshme. 120 lek shkojnë taksa. I merr shteti dhe rriten çmimet rrjedhimisht. Janë efekt zinxhirë. Ke fabrika përpunimi me naftë. Ke energji me naftë. Pra shkon zinxhirë.” tha Panariti.
“Shteti është rregullator Në situata emergjente kur gjykon të ngrijë çmime. Se njerëzit po kërcënohen nga mungesa e të ardhurave. Të vendosen tavane deri sa të kalojë emergjenca.” tha Panariti. /abcnews.al/