“Rritja e çmimit të energjisë për disa familje”, eksperti: Në nivelin e marrëzisë

schedule19:48 - 17 Mars, 2022

schedule 19:48 - 17 Mars, 2022

‘Rritja e çmimit të energjisë do të ishte një marrëzi’, kështu e ka cilësuar eksperti i ekonomisë Klodian Muço, deklaratën e bërë nga kryeminsitri Edi Rama gjatë ditës së enjte.

Muço tha në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi se qeveria duhet të kishte marrë masa më herët që mos ndodheshim në këtë situatë, pasi Shqipëria prodhon më shumë energji nga sa harxhon.

“Unë do ta konsideroj në nivelin e marrëzisë. Nëse marrim të dhënat e 2021-t ne kishim prodhuar më shumë energji se kemi harxhuar, kemi importuar për shkak të keqmenaxhimit. Qeveria nuk duhet ta kishte lënë situatën në ditët e sotme. Çfarë bëri në gjithë këto vite? Sa centrale janë ndërtuar? Pothuajse fare, pra nuk ëhstë menaxhuar situata”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!