Ish zëvendës ministrja e Arsimit, Nora Malaj, gazetarja Iva Kalemi dhe eksperti energjetik Eduart Elezi diskutuan këtë të premte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” me moderatorin Alban Musa për rritjen e çmimit të energjisë. Sipas ekspertit, ka pasur një keqmenaxhim në dy vitet e fundit pasi Shqipëria ka qenë eksportuese e energjisë elektrike duke shtuar se “pasurinë publike e kanë shitur në formë biznesi”.
“Është keq menaxhuar në dy vjet. Në vitin 2021, kemi prodhimin vendas që arrin 9 terravat dhe konsumi në Shqipëri është 5.2 terravat. Në vitin 2021 kemi qenë një vend eksportues, kemi prodhuar më shumë se sa kemi konsumuar. Dhe në vitin 2022 ka keq menaxhim. Korporata bën importet dhe referenca që merr për tarifë është bursa hungareze. Por bursa ka tarifa të ndryshme, forma orare, ditore, e pikut, energji javore, mujore, 6 mujore dhe 10 vjeçare.
Sa më shumë sasi të marrësh, çmimet janë më të lira. Çka ndodhur? Marrim çmim reference ditore dhe merr atë energji për një javë. Nuk i referohen bursës por ditës që zhvillon tenderin. Bursa është 100 euro më poshtë se data e referencës. Për 1 javë kemi shpërdorim të parasë publike deri në 8 mln euro. Forma tjetër e menaxhimit është kaskada e Drinit. Kanë abuzuar me kaskadën duke ulur nivelin e Fierzës ku cënohet siguria e qytetarëve me energji elektrike.”‘, tha ai.
Duke bërë një llogaritje, eksperti tha se qytetarët shqiptarë do t’ju duhet të paguajnë deri në 250 mijë lekë më rritjen e çmimit. “Duhet të kuptohet se me rritjen e tarifës preken të gjithë. Kur rrit biznesin e vogël dhe të madh normalisht prekja është tek të gjithë produktet. Domethënë të prekur janë të gjithë. Biznesi shqiptar ka vështirësi në tregtim. Të vjen keq se ku ka arritur menaxhimi i këtij sektori i cili është jetik për shqiptarët.
Ka konsum të rritur nga tetori deri në shkurt sepse Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç energjisë elektrike. Kështu që do të kursejë qytetari por a e kap 800. Faturat e energjisë elektrike nëpër qytetet e mëdha janë dikur te 1 e ca mijë lekë me gjithë TVSH. Domethënë qytetari harxhon 1 mijë kilovat në këtë periudhë. Nëse fatura është 120 mijë lekë, por ta përkthesh këtë faturë me çmimet e sotme, i bie që fatura të jetë 200 mijë pa TVSH. Me TVSH, rritet 250. /abcnews.al