Rritja e çmimeve, Xhepa tregon se si qeveria mund tu vijë në ndihmë qytetarëve

schedule19:52 - 29 Mars, 2022

schedule 19:52 - 29 Mars, 2022

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa ka bërë një analizë të situatës ekonomike në Shqipëri pas rritjes së çmimeve.

Xhepa tha se situata është mjaft e rëndë, për shkak se të ardhurat e shqiptarëve janë të ulëta, ndërkohë që çmimet po rriten në mënyrë të frikshme.

Ai tha se qeveria shqiptare duhet të ndërhyjë dhe të japë ndihma konkrete për qytetarët, pasi të ardhurat në buxhet janë rritur ndjeshëm, për shkak të rritjes së çmimeve.

Në Shqipëri nëse lexojmë statistikat gjysma jeton në kufirin e varfërisë, pra klasifikohen për mbështetje emergjente për ndihmë gjysma e popullsisë. Gjysma e popullsisë shqiptare shpenzon më shumë se 50% të të ardhurave për ushqimet. Ndërkohë me rritjen e çmimeve shkon në 70% shpenzimet për ushqimet, të gjitha familjet shqiptare janë në vështirësi shumë serioze. Edhe me të ardhura komode aktualisht 50 mijë lekshi është bërë si 10 mijë lekësh. Situata është agravuar për shkak të konfliktit në kontinentin tonë, por ndryshe nga vendet e tjera, popullsia harxhon jo më shumë se 10% të të ardhurave, kurse në Shqipëri shpenzojmë mesatarisht 42%. Ne dimë se 1/3 e popullsisë është në varfëri relative dhe 20% e popullsisë ndodhet në vijën e varfërisë. Në Shqipëri prej vitit 2012-të nuk matet më varfëria në Shqipëri.  Gjendja sociale ekonomike e vendit është shumë ë vështirë, të ardhurat e buxhetit janë rritur, pra qeveria një pjesë të kësaj teprice të ardhura në buxhet ta shtojë për shtresat në nevojë. Në statistikat e nxjerra nga qeveria janë 18 miliardë lekë në buxhetin e shtetit, që do të thotë që qeveria pjesën e tvsh-së le t’ua kthejë qytetarëve, në formën e bonusve, në formën e pagesave të drejtpërdrejta”, tha Xhepa.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!