Rritja e çmimeve, Tabaku: Shqipëria e fundit në botë për koston e karburantit ndaj të ardhurave

schedule10:18 - 15 Mars, 2022

schedule 10:18 - 15 Mars, 2022

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku  këtë të martë ka reaguar në lidhje me protestën e qytetarëve për rritjen e çmimeve dhe për përgji8gjen që qeveria ka dhënë deri më tani në lidhje me situatën.

Tabaku përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se vendi ynë ka të ardhurat më të ulëta në rajon ku 40% e tyre shkon për ushqimet dhe ujin dhe 25% shkojnë për karburant.

“Raporti çmimi naftës për nje serbator te mbushur në raport me të ardhurat!

Vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, ku 40% e të ardhurave shkon për ushqimet dhe ujin, ku 25% shkojnë për karburant.

Prandaj nuk është turp sot protesta për çmimet e naftës, monopolit të saj dhe taksave!

Paketa e ofruar është qesharake dhe jashtë nevojave të qytetarëve.

Taksat mbi naftën dhe oligopoli mbi naftën po rrisin çmimet më shumë se sa në çdo vend tjetër! Reagimi qytetarëve është korrekt përballë arrogancës së korruptuarve!”, ka shkruar Tabaku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!