Rritja e çmimeve, Kuvendi nuk regjistron interpelancën dhe mocion me debat me Ramën, u kërkua nga PD dhe “Rithemelimi”

schedule10:22 - 17 Mars, 2022

schedule 10:22 - 17 Mars, 2022

Kuvendi nuk ka pranuar interpelancën e thirrur nga Partia Demokratike dhe Komisioni i Rithemelimit me kryeministrin Edi Rama. Sipas kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kjo nuk është pranuar për shkak të rregullores, pasi sipas saj, kërkesa duhej të bëhej ditën e hënë.

Kujtojmë se nisur nga rritja e çmimeve Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend, ndërsa nga ana e Grupi i Rithemelimit u kërkua interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Dokumenti i Grupit të Rithemelimit është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës.

Edmond Spaho një nga deputetët që ka frimosur kërkesën për interpelancë në hyrje të Kuvendit u shpreh.

“Duhet të bëjnë si gjithë qeveritë në botë të ulin taksat, të heqin Tvsh e naftës. Për fat të keq qeveria shqiptare vazhdon me mendime që jemi në ekonomi tregu dhe nuk ndërhyjnë dot. Janë ato që janë parashikuar në buxhetin e nëntorit të vitet të kaluar, deri sot nuk kanë bërë asgjë, nëse qeveria nuk shkundet protesta do të vazhdojë në përmasa më të mëdha. Për çfarë e kemi qeverinë kur nuk dëgjon qytetarët që protestojnë. Ato masa janë që në nënntor të 2021, duke gënjyer qytetarët gjoja po i mbrojmë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!