Rritja e çmimeve, inflacioni në nivele rekord edhe në Janar

schedule17:07 - 10 Shkurt, 2022

schedule 17:07 - 10 Shkurt, 2022

Nga Erblina Mile

Rritja e çmimeve të ushqimeve ka qenë e fortë edhe gjatë muajit janar të vitit 2022.Sipas të dhënave të Instat inflacioni mbetet në nivelin 3.7%  më i larti i regjistruar në dekadën e fundit.

Ndikim kryesor në këtë situatë duket se ka dhënë shtrenjtimi i çmimeve në nëngrupin e ushqimeve. Po ashtu rritje çmimesh rezulton se ka pasur edhe në grupin e transportit dhe të energjisë.

Prej dy muajve niveli i inflacionit rezulton më i lartë edhe se objektivi i Bankës së Shqipërisë prej 3%.Kjo mund të ndikojë edhe në vendimin e  Bankës së Shqipërisë për një rishikim të normës bazë të interesit.

Në një raport të fundit BANKA E Shqipërisë argumenton se përshpejtimi i inflacionit gjatë muajve të fundit, si në Shqipëri edhe në vendet e tjera, është ndikuar nga rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe të inputeve në tregjet botërore

Por në analizë të fakteve Banka e Shqipërisë argument se efektet

e drejtpërdrejta të ofertës në inflacion janë kalimtare dhe rritja e çmimeve të lëndëve bazë është e përkohshme.

Banka e Shqipërisë pret që inflacioni të kthehet në objektiv në fillim të vitit 2023  ndërsa stabilizimi i çmimeve pritet të nisë në pjesën e dytë të këtij viti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!