Qeveria greke mund të fusë në karantinë Atikën nëse numri i lartë i të infektuarve vijon të ushtrojë presion më tej mbi sistemin shëndetësor në vend.
Lajmin e ka bërë të ditur më herët ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, ndërsa pritet që bllokimi të jetë si ai i marsit të vitit të shkuar.
Kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis do të ketë sot rreth orës 13.30 një takim më ministrin Kikilias, zv/ministrin e Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimin e Krizave Nikos Hardalias, Profesorin Sotiris Tsiodras dhe Panagiotis.
Kikilias është shprehur ndër të tjera: “Një bllokim si ai i marsit të kaluar, që vdo të jetë në gjendje të sjellë rezultate të shpejta dhe së shpejti të de-përshkallëzohet dhe të mbledhë situatën.”
Ndërkohë, Athina mbetet një zonë e kuqe ndërsa numëron gjysmën e rasteve të regjistruara në vend.
Sipas Nikos Thomaidis , profesor i Laboratorit të Kimisë Analitike, “përqendrimi i virusit në ujërat e zeza javën e kaluar kishte një rritje prej 205%” . sb/abcnews.al/