Rritja dramatike e rasteve me Covid-19, Britania rivendos “shtetrrethimin” në disa zona

schedule23:13 - 16 Shtator, 2020

schedule 23:13 - 16 Shtator, 2020

Britani e Madhe shtrëngon masat Anti-Covid pas rritjes dramatike të shifrave me të infektuar.

Mediat britanike raportojnë se disa qytete do ti nënshtrohen shtetrrethimit duke filluar nga ora 10.00 e darkës së ditës së premte.

Masat do të aplikohen në vendet:

NewCastle, Northumberland, North Tyneside, South Tyneside, Gateshead, County Durham dhe Sunderland, vende të cilat ndodhen në veri-lindje të Britanisë.

Udhëheqësi i Këshillit të Qytetit të Newcastle Nick Forbes tha se masat shtesë, për “kufizim të përkohshëm” janë duke u planifikuar për të parandaluar një izolim tjetër më të plotë.

Ai tha se priste që Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock të bënte njoftimin të enjten në mëngjes.

Ora policore që do të nisë në ora 22:00 kufizon pubet, restorantet dhe ambientet e tjera të licencuara  gjithashtu dhe njerëzit do të ndalohen të shoqërohen me persona të tjerë jashtë shtëpisë së tyre.

Është njoftuar se do të vendosen edhe kufizime të tjera që do të shpalleshin por ende nuk është konfirmuar asgjë ndërsa thirrjet për kufizime dhe distancime bëhen çdo ditë.

Britanikëve u është këshilluar që të mos shkojnë me pushime me familje të ndryshme dhe të mos marrin pjesë në evente sportive.

Gjithashtu edhe vizitat në shtëpi do të duhen të jenë të kufizuara për vizitorët, dhe njerëzit këshillohen të shmangin transportin publik në kohë piku, përveç udhëtimeve që janë të domosdoshme.

Forbes përmes një mesazhi në Twitter tha se kufizimet shtesë të përkohshme janë duke u planifikuar për të parandaluar një bllokim tjetër të plotë, siç ndodhi në muajt që kaluan.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!