Rritet tensioni Izrael-Hezbollah, ekspertja për çështjet e Sigurisë: Kontrolli i linjave tokësore, një nga pikat kryesore

schedule16:24 - 24 Shtator, 2024

schedule 16:24 - 24 Shtator, 2024

Forcat izraelite kanë vazhduar sulmet kundër Hezbollah. Ndër një sulm ajror izraelit më herët ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi.

Tensioni në Lindjen e Mesme mbetet në nivele të larta dhe gjithashtu frika e përshkallëzimit të luftës ka bërë që ndërkombëtarët të bëjnë thirrje që të dy palët të ruajnë ekuilibrat.

Në një intervistë në “Faqja 4”, në ABC News, ekspertja për çështjet e sigurisë Juxhina Sotiri, theksoi se Hezbollah është një nga grupet strategjike të njohura, ndërsa shtoi se kontrolli i linjave tokësore është një nga pikat strategjike të Izraelit. Gjithashtu nënvizoi se Izraeli po luan shumë dukshëm me metodat e zhvendosjes.

“Hezbollah është një grupet ushtarake strategjike terroriste të njohura tashmë. Nëse do ta shohim në një aspekt strategjik të luftës do të thoja që Izraeli po bën atë që nuk ka bërë në Rripin e Gazës, kontrollin e territoreve kufitare që ndan Libanin me Izraelin dhe Palestinën. Në fillimin e kësaj luftë ndërmjet Izraelit dhe Palestinë, gjithë sytë ishin tek Gaza. Duhet thënë që sulmi në Rafa ka qenë një nga gabimet strategjike edhe për shkak të përmasave që do të merrte kjo luftë”, u shpreh ajo.

Gjithashtu ajo u ndal edhe tek qëndrimi i ndërkombëtarëve dhe i shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe roli I tyre në Lindjen e Mesme

“Nëse do të shohim rolin e administratës së Biden duket qartë që pesha e SHBA nuk ishte ajo që ka qenë më parë. Mos marrja në konsideratë e fjalës së Presidentit Biden nga Netanyahu për sulmet duket qartë që pesha që SHBA ka në këtë rajon nuk është më ajo e mëparshmja. Tani pothuajse një vit nga lufta duket qartë që SHBA nuk janë I vetmi aktor në rajon. Pra misioni I NATO-s, SHBA, në Iran apo roli I tyre në konfliktet rajonale, nuk ka më vlerën që ka pasur dikur. Duhet thënë që ky konflikt po luhet nga vetë aktorët rajonal”, tha më tej Sotiri.

Më tej ekspertja për çështjet e sigurisë, shtoi se Izraeli është një nga vendet që di ta përdorë shumë mirë komunikimi strategjik. Megjithatë ngriti shqetësimin për krizën humanitare që po përballet rajoni.

“Jemi përballë një nga krizave më të mëdha humanitare që kemi parë deri më sot.  Duhet parë me shumë kujdes edhe deklarata e presidentit Iranian, për zhgënjimin që ka rajoni, për rolin që po mban OKB”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!