TIRANË- Situata në Gjykatën e Tiranës lidhur me administrimin e dosjeve dhe ruajtjen e provave materiale paraqitet në kushte alarmante. Ky shqetësim u ngrit nga zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës, Gert Hoxha.
Edhe pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit brenda sallës Astrit Kalaja, problematikat e sigurisë mbeten serioze.
Sipas Hoxhës, në të gjitha vendimet janë të planifikuar me detyrë vetëm 60 punonjës policie pranë Gjykatave, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme që i janë drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për shtim të forcave të sigurisë.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Tiranës shprehu kritika edhe ndaj Ilirian Gardë, duke theksuar se mbështetja për garantimin e sigurisë së institucionit nuk është në nivelin e duhur.
Hoxha u ndal edhe te stoku i madh i dosjeve dhe ngarkesa e lartë e gjyqtarëve. Ai theksoi se gjykata po përballet me vonesa të shumta në shqyrtimin e çështjeve.
Sipas Hoxhës, shkaku kryesor i kësaj situate është mungesa e gjyqtarëve, pasi shumica e tyre janë larguar si pasojë e procesit të vettingut, ndërsa ende nuk janë zëvendësuar me gjyqtarë të rinj, çka e bën edhe më të vështirë funksionimin normal të Gjykatës së Tiranës./abcnews.al


