Rritet sërish numri i viktimave nga Covid në 24 orë në Itali, konfirmohen 142 raste të reja

schedule18:31 - 30 Qershor, 2020

schedule 18:31 - 30 Qershor, 2020

Në 24 orët e fundit është shënuar një rritje e lehtë e viktimave nga koornavirusi në Itali.

Sipas statistikave të fundit, 23 persona kanë humbur jetën dhe 142 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në vendin fqinj.

Italia është një ndër vendet që ka pësuar më shumë humbje jetë njerëzish nga koronavirusi, ku deri më tani ka shënuar 34 767 viktima dhe janë infektuar 240 578 persona.

Deri më tani betejën me këtë sëmundje e kanë fitur 190.284 pacientë. /abcnews.al