Rritet prodhimi, shtohet eksporti i energjisë/ KESH eksporton energji gjatë javës së fundit për shkak të reshjeve

schedule11:11 - 23 Prill, 2024

schedule 11:11 - 23 Prill, 2024

Rezerva energjitike në vend ka vijuar të përmirësohet për shkak të reshjeve intensive të rëna gjatë ditëve të fundit. Nisur nga kjo, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka  eksportuar energji për periudhën 20-26 prill në vlerën e rreth 1 milion eurove.

Ndërkohë që çmimi me të cilën është shitur energjia ka variuar nga 54 deri në 85 euro për megavator. Por për të miramenaxhuar situatën hidrike, KESH ka zhvilluar një proçedurë optimizimi ku ka edhe ka blerë energji  për të shtuar rezervën energjitike në kaskadën e Drinit.

Nga procedura e optimizimit, KESH arriti një përfitim finaciar prej 369,139 Euro. Nga të dhënat, rezulton se në javën e parë të prillit është përmirësuar ndjeshëm situata hidrike në Liqenin e Fierzës dhe si rezultat  kuota ka kaluar ne 292 metra mbi nivelin e detit nga 296 metra që është kuota maksimale.

Prodhimi i energjisë elektirke ka njohur ecuri shumë pozitive edhe gjatë vitit 2023. Sipas të dhënave zyrtare të Enti Rregullator, gjatë vitit të kaluar është prodhuar 8.8 milion mëh energji elektrike ose rreth 1.8 milion më tepër nëse e krahasojmë me vitin 2022.

Sasia e energjisë së prodhuar rezulton se është rreth 11% më shumë sesa konsumi i energjisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!