Rritet prodhimi i energjisë/ Shirat shtojnë rezervat, KESH nis shitjen

schedule15:24 - 13 Shtator, 2024

schedule 15:24 - 13 Shtator, 2024

Reshjet e fundit të shiut  duket se kanë përmirësuar  situatën energjitike në vend. Korporata  Elektroenergjitike ka zhvilluar një proçedurë për shitjen e energjisë elektrike për datën 12 dhe 13 shtator.

Në total është shitur rreth 360 MWH  energji me një çmim mesatar  prej 181,26 euro. Nga kjo proçedurë e shitjes së energjisë elektrike KESH ka arkëtuar  65.2 mijë euro.Mungesa e reshjeve gjatë verës ka detyruar KESH që të importojë energji për të plotësuar nevojën  për konsum në vend.

Ndërkohë që rezervuari më i madh për energjinë në vend liqeni i Fierzës ka pësuar një ulje të ndjeshme të nivelit duke arritur në 279,8 metra.

Megjithatë pritshmëritë mbeten optimiste pasi sipas parashikimeve meteorologjike pritet që në ditët në vijim  në vend të ketë  reshje shiu, ç’ka mund të përmirësojë situatën energjitike në vend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!