Rritet prodhimi i energjisë/ Sektori vijon përmirësimin, ERE: U prodhua 7.1 milione MWh në janar-tetor

schedule15:28 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 15:28 - 22 Dhjetor, 2023

Pavarësisht se vera ka qenë një periudhë e thatë e me pak reshje mirmenaxhimi ka bërë që prodhimi i energjisë të jetë më i lartë se një vit më parë. Enti Rregullator i energjisë ka publikuar të dhënat ku rezulto se në 10 muaj prodhimi i energjisë elektrike ka arritur në 7.1 milion megavatorë. Sasia e energjisë e prodhuar në 10 muaj rezulton të jetë më e madhe se energjia e prodhuar përgjatë gjithë vitit të kaluar ku u gjeneruan rreth 7 mln mwh. Korporata Elektoenergjetike Shqiptare gjatë këtij viti prodhoi 61 për qind të totalit të energjisë duke regjistruar mbi 4.3 milionë MWh. Ndërkohë që prodhuesit e pavarur të energjisë zunë vetëm 13 për qind.

Sipas të dhënave të Ere gjatë këtij viti ka pasur ulje edhe të nivelit të humbjeve rrjet të cilat aktualisht kanë zbritur në 1.1 milionë megavatorë. Po ashtu në periudhën janar –tetor edhe stoku i detyrimeve pësoi ulje.

Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit tetor zbriti në 78.89 mld lekëve, nga rreth 80 mld lekë që ishte në fund të vitit 2022.

Një tjetër tregues optimist për sektorin energjitik në vend është edhe eksporti i energjisë. Në procedurën e fundit të realizuar për periudhën 5 deri në 10 dhjetor KESH ka shitur energji në një vlerë prej 5.6 milion eurosh .Procedura për shitjen është realizuar me dy lote dhe janë eksportuar rreth 57 mijë megavatorë energji elektrike e cila është shitur me dy lote dhe me një çmim mesatar prej 98 eurosh.

PRODHIMI I ENERGJISE

Janar- tetor 2023        7.1 milion mwh

Janar-dhjetor 2022     7 milion mwh

HUMBJET E ENERGJISE NE RRJET

2022                         1.4 milion mwh

Janar-tetor 2023      1.1 milion mwh./abcnews.al