Shqipëria synon që brenda 5 viteve të prodhojë rreth 30% të totalit të energjisë që i nevojitet nga dielli dhe era.
Kreu i qeverisë Edi Rama së bashku me zv.kryeministren dhe ministren e energjisë kanë vizituar një impiant fotovoltaik në Fier i cili vlerësohet se është një ndër më të mëdhenjtë në rajon.
Në këtë impiant është prodhuar rreth 77 mijë megavatorë energji nga dielli, në një vit .
Zv.kryeministrja tha se të hënën do të hapet aplikimi për vendosjen e paneleve diellore për 2 mijë familje.
Shqipëria vlerësohet si një vend ideal për prodhimin e energjisë diellore pasi ka një nivel të lartë të rrezatimit diellor.
/abcnews.al

