Tre persona u vranë gjatë natës në incidente të ndryshme në Suedi, ku dhuna vdekjeprurëse e lidhur me një konflikt midis bandave kriminale u përshkallëzua duke shënuar një rekord në shtator.
Mbremjen e djeshme, një 18-vjeçar u qëllua për vdekje në një periferi të Stokholmit. Disa orë më vonë, një person u vra dhe një tjetër u plagos në një të shtëna në Jordbro, në jug të kryeqytetit suedez.
Herët këtë mëngjes, një 20 vjeçare u vra në një shpërthim në Uppsala, në perëndim të Stokholmit.
Shpërthimi, në të cilin u dëmtuan pesë shtëpi, po trajtohet nga policia si një vrasje, ndërsa mediat suedeze raportojnë se gruaja që vdiq ndoshta nuk ishte objektivi i sulmit.
/abcnews.al