Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Turqi

schedule07:34 - 21 Mars, 2020

schedule 07:34 - 21 Mars, 2020

Ka shkuar në 9 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Turqi. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Kocai cili shtoi se numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend është rritur në 670.

Koca, këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se në 24 orët e fundit janë testuar 3.656 të dyshuar.

“Prej tyre 311 janë pozitive. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve arriti në 670. Humbëm 5 prej të sëmurve të moshuar dhe me rezistencë të dobët. Deri më tani kemi 9 të vdekur. Të gjithë të moshuar”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!