Rritet numri i viktimave nga koronavirusi, humb jetën 69 vjeçari në Kosovë

schedule10:11 - 15 Prill, 2020

schedule 10:11 - 15 Prill, 2020

Një peson ka humbur jetën këtë të mërkurë në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar numrin viktimave në 9.

Ministria e Shëndetsisë së Kosovë ka bërë me dije se viktima e fundit është një 69 vjeçar nga Suhareka, i cili ishte i shtruar në klinikë më 10 prill, kishte pasur edhe probleme të tjera shëndetësore që lidheshin me zemrën.

Njoftimi i plotë:

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive po trajtohen 53 raste pozitiv me Covid-19, kurse janë shëruar 3 pacientë.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon:

39 raste janë në gjendje stabile, 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës janë 3 pacientë në gjendje kritike, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Suharekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!