Rritet numri i viktimave nga Covid në Kosovë, konfirmohen 119 raste të reja

schedule15:18 - 28 Gusht, 2020

schedule 15:18 - 28 Gusht, 2020

Një person ka humbur jetën dhe 119 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus, këtë të premte në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit ka vdekur vetëm një person, duke shënuar numrin më të vogël të vdekjeve brenda ditës, që prej disa javësh.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 119 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, prej të cilëve 499 persona kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!