Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 3 persona duke e çuar në 319 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në dy spitalet Covid,kanë humbur betejën me këtë virus të rrezikshëm një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 151 raste të reja duke e çuar në 10406 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.
LEXO EDHE: Shënohen 151 raste të reja me koronavirus në vend
COVID-19 – Statistika (7 Shtator 2020)
Testime totale 68728
Raste pozitive 10406
Raste të shëruara 6186
Raste Aktive 3901
Humbje jete 319 (Qarku Tiranë 153, Durrës 44, Shkodër 36, Elbasan 19, Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2074
Durrës 454
Shkodër 313
Lezhë 216
Elbasan 175
Korçë 143
Vlorë 136
Kukës 130
Fier 122
Berat 68
Dibër 34
Gjirokastër 36. e.su/abcnews.al