Selia e mbrojtjes territoriale të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut ka thënë në një deklaratë në Telegram se numri i të vdekurave në burgun Yelenovka është rritur në 53, bën me dije The Guardian.
Lexo edhe: Moska: 40 robër ukrainas janë vrarë nga sulmi me raketa HIMARS në burgun e Donetskut
“Në Yelenovka, 53 njerëz vdiqën dhe 75 të tjerë u plagosën. Regjimi kriminal i Kievit shkatërron qëllimisht militantët ukrainas që janë dorëzuar për të mbuluar gjurmët e krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile të Donbasit, dhe në këtë mënyrë detyron pjesën tjetër të vazhdojë armiqësitë dhe të mos dorëzohet në grupin e trupave të Republikës Popullore të Donetskut.
Rusia, Siria dhe Koreja e Veriut janë të vetmet shtete anëtare të OKB-së që e njohin Republikën Popullore të Donetskut si një autoritet legjitim. /abcnews.al