Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Greqi, COVID-19 shënon 3 viktima në 24 orë

schedule18:02 - 9 Prill, 2020

schedule 18:02 - 9 Prill, 2020

Ka shkuar në 86 numri i viktimave në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona dhe 71 të tjerë janë konfirmuar pozitivë me Covid 19.

Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i personave të prekur me koronavirus në vendin fqinj ka shkuar në 1955.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodrass, në një deklaratë për mediat është shprehur se 79 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen të intubuar, ndërsa 16 të tjerë kanë dalë nga terapia intensive.

Mosha mesatare e të vdekurve është 73, dhe mbi 86% e tyre kanë pasur edhe sëmundje të tjera, ose kanë qenë të moshuar, mbi moshën mbi 70 vjeç, dhe nuk e kanë përballuar dot virusin e rëndë. Nga 86 viktima, 23 ishin gra dhe pjesa tjetër ishin burra./abcnews.al