Rritet numri i viktimave dhe infektimeve në Itali

schedule17:50 - 30 Nëntor, 2021

schedule 17:50 - 30 Nëntor, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 12764 raste të reja me Covid-19 sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri ka pësuar një rritje të fortë krahasuar me ditën e hënë ku u regjistruan 7975 raste.

Gjithsej sot janë kryer 719972 teste, me një normë pozitive prej 1.8%.

89 pacientë ndërruan jetë sot, krahasuar me 65 që ishte numri i viktimave një ditë më parë.

Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 5227 pacientë, 92 më shumë se dje.

Aktualisht janë 194,270 qytetarë pozitivë, 4,627 më shumë nga dje. 8041 janë qytetarët e shëruar sot./ Abcnews.al