Bashkë me rritjen e ndjeshme të rasteve të reja të infektuar me koronavirus, është rritur edhe numri i personave të shtruar në spital i cili ka shkuar në 41.
Ndërkohë që vijon të jetë i qëndrueshëm numri i personave në gjendje të rëndë.
“Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar”, njofton ISHP.
LEXO EDHE: TRONDITËSE/ Sot, numri më i lartë i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të Pandemisë
Silva Bino deklaroi gjithashtu se një pjesë e mirë e rasteve të reja, janë me shenja klinike dhe kanë pasur nevojë për shtrim në spital.
“Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital”, u shpreh Bino./abcnews.al