Fatkeqësisht, sot në vend u shënua një tjetër shifër e lartë viktimash nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë humbën jetën 16 pacientë, ndërsa janë konfirmuar 545 raste të reja.
Rritja e numrit të të prekurve po vë në vështirësi edhe spitalet. Kështu, në orët e fundit vihet re edhe një rritje e numrit të të shtruarve në spitalet Covid.
Sipas ministrisë, aktualisht në 3 spitalet, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë një ditë më parë në spitale ishin të shtruar 463 pacientë.
LEXO EDHE: 545 raste të reja dhe 16 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri
COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 545
Të shëruar ne 24 orë 397
Të shtruar në spitale 471
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 2.026
Testime totale 186.243
Raste pozitive 36.790
Raste të shëruara 18.152
Raste Aktive 17.851
Humbje jete 787
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9145
Fier 1342
Durrës 1320
Korçë 989
Vlorë 890
Shkodër 872
Elbasan 840
Lezhë 741
Berat 566
Gjirokaster 547
Kukës 405
Dibër 194
g.v/avxbews.al