Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 pacientë të infektuar nga koronavirusi në vendin tonë, duke rritur numrin e personave që kanë fituar betejën me Covid deri më tani.
Ndërkohë deri më tani numri i të shëruarve me Covid ka shkuar në 9115 persona.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja.e.su./abcnews.al
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1065516987237684