Rritet numri i të prekurve, konfirmohen 9 raste të reja me COVID-19 në Malin e Zi

schedule14:59 - 6 Prill, 2020

schedule 14:59 - 6 Prill, 2020

9 raste të reja janë knfirmuar pozitiv me koronavirus në Malin e Zi duke e çuar në 233 persona të prekur me COVID në këtë shtet.

Ndër të tjera mediat bëjne me dije se nga të gjithë rastet e konfirmuara deri më tani 113 janë vetëm në Podgoricë. Ndërsa deri më tani si pasojë e Covid 19 në Malin e Zi kanë humbur jetën 2 persona.

Ndërkohë theksohet se të gjithë të prekurit e fundit me koronavirus janë nga Podgorica. Ndërkohë autoritetet përkatëse në këtë vend theksojnë se numri i të prekurve me COVID-19 në këtë vend pritet të rritet gjatë ditëve në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!