Shifra të larta të infektuarish me Covid janë shënuar ditët e fundit në Malin e Zi. Gjatë 24 orëv etë fundit 116 raste të reja me koronavirus janë konfirmuan në Mal të Zi dhe dy persina kanë humbur jetën.
Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se nga 720 mostra janë testuar që nga raporti i fundit. Pacientët e vdekur janë nga Bari dhe Podgorica, dhe Instituti thotë se që nga fillimi i qershorit, 23 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi.
Shumica e pacientëve të rinj janë nga Podgorica, 40, pasuar Nikshiqi me 32 dhe Herceg Novi dhe Kotori me nga 10.
Ndërkohë deri më tani në Malin e Zi janë, 1,771 raste aktive në Mal të Zi, ndërsa nga fillimi i epidemisë në këtë vend janë testuar 29.632 persona./abcnews.al