Rritet numri i të infektuarve në 24 orët e fundit, Italia regjistron 1229 raste të reja dhe 9 viktima

schedule17:33 - 15 Shtator, 2020

schedule 17:33 - 15 Shtator, 2020

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi ndërsa ditën e djeshme u raportuan për 14 humbje jete.

Totali i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është rritur dhe ka kapur shifrën e 35.633 raste.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan edhe 1229 raste të reja pozitive, me mbi 200 raste më shumë se ditën e djeshme.

Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në 289. 990 të prekurish nga koronavirusi.

Numri i të shëruarve në 24 orë në shtetin fqinjë ka shkuar në 695 të shëruar, duke bërë që numri total i tyre të shkojë në 214.645 raste pacientësh.

Si gjithmonë rajoni më i prekur nga epidemia vazhdon të jetë rajoni i Lombardisë.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!