Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Francë, trefishohen shtrimet në kujdesin intensiv

schedule13:16 - 28 Shtator, 2020

schedule 13:16 - 28 Shtator, 2020

Shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) në rajonin e Provence-Alpes Côte d’Azur në pjesën  jugore të Francës janë trefishuar që nga fillimi i shtatorit, sipas statistikave zyrtare.

Në 1 shtator u raportuan 55 të shtruar në kujdesin intensiv, dhe në 27 shtator u raportuan 170 pacientë të tjerë. Numri i pacientëve me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv në Paris u rrit nga 169 në 339 në të njëjtën periudhë.

Rikujtojmë se baret dhe restorantet janë mbyllur në Marsejë, duke filluar nga e diela për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.  Franca ka regjistruar 11.123 raste me koronavirus në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 538,569 që nga fillimi i pandemisë.

Deri më tani raportohen 31,727 viktima, 27 të regjistruar në 24 orët e fundit sipas autoriteteve shëndetësore. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!