Rritet numri i të infektuarve, mbyllet Gjykata Penale dhe Civile e Tiranës

schedule13:29 - 11 Nëntor, 2020

schedule 13:29 - 11 Nëntor, 2020

Covid-19 ka pezulluar punën në gjykatën Penale dhe Civile e Tiranës. Siç raporton gazetarja Glidona Daci puna në gjykatë do të jetë e pezulluar nga 13 nëntori deri më 27 nëntor 2020.

Vendimin e mbylljes e mori Këshilli i Gjykatës, pas rritjes së numrit të të infektuarve.

Situata e pandemisë në vend edhe në nivele shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 563 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!