Rritet numri i personave të pastrehë në Bruksel

schedule16:18 - 29 Qershor, 2023

schedule 16:18 - 29 Qershor, 2023

Numri i të pastrehëve në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel është regjistruar të jetë 7134 duke shënuar një rritje prej rreth 19% në krahasim me numërimin e mëparshëm.

Sipas të dhënave nga organizata për të pastrehët në Bruksel, “Bruss”, numri i të pastrehëve është rritur në 18,9% në krahasim me vitin 2020 në të cilin është kryer numërimi i fundit për të pastrehët.

Në vitin 2022 janë identifikuar 7134 persona të pastrehë dhe në kushte të këqija strehimi, por që ndaj kësaj shifre janë shtuar edhe të dhënat lidhur me kategori të reja të tilla si “ata që qëndrojnë përkohësisht me persona të tretë” dhe “ata që kërcënohen me evakuim”.

Pa kategoritë në fjalë, numri i personave që vazhdojnë të jetojnë në rrugë thuhet se është 6317.

Ndërkohë, bëhet e ditur se 53,8% e këtyre personave janë të pastrehë të paktën prej një viti. Po ashtu theksohet se 78% e atyre që vazhdojnë jetën në rrugë janë beqarë, 13% me fëmijë dhe 42,7% belgë.

“Shifra reale është shumë më e rëndë se shifrat e siguruara. Por na ndihmon në nxjerrjen e një inventari të situatës”, thuhet në deklaratën e bërë nga institucioni.

Numërimet e njëpasnjëshme në Belgjikë, tregojnë se ka një rritje të vazhdueshme në numrin e të pastrehëve gjatë 14 viteve të fundit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!