Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja ka dorëzuar këtë të enjte në kryeministri projektin përfundimtar të Amnistisë Penale. Manja thotë se do të rritet numri i përfituesve. Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar.
“Ju bëjmë me dije se ditën e sotme, date 30.11.2023, Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë, ku janë reflektuar dhe rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Në versionin përfundimtar preken vendimet deri në datën 30.11.2023, duke e rritur numrin e përfituesve në rreth 620 të dënuar. “Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar”, theksoi Ministri Manja./abcnews.al