Rritet numri i pacientëve me kancer lëkure

schedule15:26 - 7 Maj, 2018

schedule 15:26 - 7 Maj, 2018

Rastet e të prekurve me kancer lëkure po vijnë në rritje edhe në vendin tonë. Në ditën botërore të sensibilizimit të melanomës, mjekët dermatologë apelojnë për të mos shmangur kontrollet e nishaneve tek specialisti kur vërejne ndryshime të tyre.

Mjekët dermatologë vërejnë me shqetësim se numri i personave të prekur me kancer lëkure po vjen në rritje edhe në vendin tonë. Vetëm në shërbimin e dermatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë katër muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 13 raste të reja. Bluzat e bardha rendisin disa faktorë.

“Vijnë jo nga kontrollet e rastësishme por vetë pacienti është i shqetësuar për ndryshimin e nishaneve, të ngjyrës, së madhësisë, formave dhe vijnë për të parë çfarë problemesh kanë. Përveç faktorëve gjenetikë janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në shfaqjen e melanomës. Ekspozimi i gjatë nmë diell, pa kritere, pa mbrojtje, pa kapela, pa kremëra dhe pa veshje të gjata që të tyhyhen rrezatimet e gjatashpejton shfaqjen ose përkeqësimin e melanomës”.

Për ta parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjen dermatologët rekomandojnë kontrolle periodike të nishaneve. Kanceri i lëkurës vijon të jetë i parë në botë për nga shpeshtësia e rasteve dhe numri i lartë i humbjeve të jetëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!