Rritet numri i pacientëve me COVID-19 në spitale, nënat zgjedhin lindjen në shtëpi

schedule22:29 - 12 Tetor, 2020

schedule 22:29 - 12 Tetor, 2020

Situata e COVID-19 ka shkaktuar frikë e panik edhe tek gratë shtatzëna.

Në Bolivi spitalet paraqiten të mbushura me pacientë të cilat trajtohen për koronavirus. Kjo ka bërë që gratë shtatzëna të shmangin spitalet dhe të marrin trajtim në shtypin.

Irma Arancibia, vendosi që fëmijën e saj të shtatë ta lindë në shtëpi.

Arancibia tregon se me këtë situatë të vështirë ka vendosur që fëmijët i sjellë në jetë në shtëpi, duke paguar një mami për ta ndihmuar, shkruan “Reuters”.

“Kur filloi pandemia situata u vështirësua dhe gjendja në spitale u ndërlikua. Fëmijën do ta lind  në shtëpi”, shprehet ajo.

Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë paralajmëruar  gratë shtatzëna që të tregohen të kujdesshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!