Rritet numri i grave me sëmundje në qafën e mitrës, mjekja tek “Hygeia”: Mos neglizhoni kontrollet

schedule14:02 - 30 Prill, 2021

schedule 14:02 - 30 Prill, 2021

Kohët e fundit  sipas mjekes obstetër gjinekologe në spitalin Hygeia në Tiranë Enriketa Kroi është  rritur numri i grave që vuajnë nga problemet në qafën e mitrës.

Nuk di të them sepse nuk janë parë studime nëse mund të ketë një lidhje nga pandemia e Covid me rritjen e numrit të HPV që kanë prekur organet gjenitale, duke arritur qafën e mitrës duke dërguar kështu në qeliza atipike të stadit të parë të dytë apo edhe të stadit të tretë. Stadi i tretë është i rrezikshëm, pasi nuk mund ta ndajmë dot”, është shprehur doktoresha.

Mosha e pacienteve ku janë konstatuar shqetësime të tilla është ulur.

“Janë parë patologji të qafës së mitrës dhe tek moshat e reja dhe vajzat e reja. Nëse organizmi kalo sëmundje të tjera virale si Covid forcat imunobiologjike do të ndahen përgjysmë duke luftuar virusin e ri dhe duke lënë mënjanë virusin prezent në organizëm. Është e kuptueshme që dhe terapitë që ne japim në këtë mes përveçse trajtimit, të qelizave atipike konsistojnë në rritjen e imunitet”, ka thënë ajo.

Mjekja  këshillon kryerjen e pap testit  një herë në vit.

“Ka pasur një legjendë urbane që pap testin duhet ta kryejnë vetëm moshat e mëdha, kjo nuk ka asnjë lloj lidhje është një procedurë që mund të kryhet nga të gjithë femrat që kanë filluar kontaktin seksual. Është vizitë që duhet që të kryhet rutinë, të paktën një herë në vit ose një herë në një vit e gjysmë”, ka thënë ndër të tjera mjekja.

Mjekja obstetër gjinekologe në spitalin Hygeia në Tiranë Enriketa Kroi  apelon për të mos neglizhuar pasi këto problem mund të çojnë në kancer të qafës së mitrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!