Kur masat shtrënguese u hoqën në qytetin Xi’an, provinca Shanxi në Kinë, numri i divorceve u rrit në një mënyrë të pazakontë. Mesa duket, detyrimi për të qëndruar në shtëpi i çifteve, nxorri në sipërfaqe probleme ekzistuese që u përkeqësuan nga situata e re.
Gjithmone, pasi një periudhe të gjatë bashkëjetese, siç mund të jenë pushimet, puna për avokatët e divorceve rritet, shkruan abcnews.al
Psikologia Era Moulaki shprehet:
“Nëse përjashtojmë problemet e moralit, e gjithë kjo mund të kthehet në një eksperiment të madh për çiftet. Por, realiteti është se me mijëra çifte po përballen me këtë problem. Nga çmenduria e përditshmërisë, në tashmë e kemi gjetur veten duke qëndruar 24/7 me partnerin dhe fëmijët. Dhe, nuk e zgjodhëm vetë…”
Gjithashtu, sipas saj, mungesa e aktivitetit dhe ushtrimeve çon në rritjen e stresit duke e bërë komunikimin më të vështirë.
“Kur njerëzit janë të frikësuar, ata flasin më shumë dhe dëgjojnë më pak, dhe për një dialog të mirë na duhet që ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të jemi të qetë.”, shton më tej psikologia.
Për ta përmbledhur, sipas ekspertëve, kjo periudhë e karantinës mund të tregojë se sa të forta janë lidhjet tuaja me partneren/in dhe për të reflektuar se çfarë doni të bëni me jetën tuaj pas krizës.