Rritet në 32 numri i pacientëve në gjendje të rëndë në spitalet e Kosovës

schedule11:27 - 22 Gusht, 2021

schedule 11:27 - 22 Gusht, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka thënë të dielën se në spitalet e përgjithshme në Kosovë, si dhe në klinikat për trajtim të koronavirusit, janë të shtrirë 858 pacientë, prej tyre 776 me koronavirus.

Sipas SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rëndë dhe 664 po trajtohen me oksigjenorapi.

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar më 21 gusht, tetë viktima dhe 2,279 raste të reja me koronavirus.

Kjo ka qenë shifra më e lartë ditore e të infektuarve në Kosovë, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 125,000 pacientë me këtë virus.

Prej tyre mbi 2,300 kanë vdekur.

Raste aktive janë 18,287.

Nga 20 gushti, në Kosovë kanë nisur së zbatuari masat e reja për luftim të pandemisë.

Ahengjet dhe dasmat janë anuluar, është zvogëluar orari i bizneseve të gastronomisë, si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi të vaksinimit për të fituar qasje në një mori aktivitetesh./Rel/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!