Rritet në 20 numri i viktimave nga sulmi në Odesa, Kremlini mohon akuzat

schedule12:39 - 1 Korrik, 2022

schedule 12:39 - 1 Korrik, 2022

Të paktën 20 persona kanë vdekur, mes tyre dy fëmijë pas një sulmi me raketa nga rusët në qytetin ukrainas, Odesa. Si pasojë e sulmit, 30 u plagosën pasi një ndërtesë nëntë katëshe u shënjestrua në Bilhorod-Dnistrovskyi në rajonin e Odesës, shkruan skynews.

Ndërkohë, tre persona u vranë në një sulm me raketa në një qendër rekreative në rrethin Belgorod-Dniester. Sulmi ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kremlini ka mohuar përgjegjësinë për sulmet me raketa.

“Dëshiroj t’ju ​​kujtoj fjalët e presidentit se forcat e armatosura ruse nuk shënjestrojnë objektivat civile”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

/abcnews.al