Rritet mosha e martesës, bie numri i lindjeve

schedule16:43 - 15 Maj, 2019

schedule 16:43 - 15 Maj, 2019

Të rinjtë  po krijojnë familje më vonë e po priren të kenë më pak fëmijë. Të tillë e gjen Dita Ndërkombëtare familje në Shqipëri. Ky fenomen renditet nga Instituti i Statistikave nder shkaqet e tkurrjes dhe plakjes se popullsisë.

Alvi është nipi i vetëm i Mimozës e cila vetë është vajza e vogël e një familje me nënte fëmijë.

Ne i takuam në parkun “Rinia” në Tiranë ndërsa po përgatisnim një kronikë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Asambleja e Përgjithshëm e Kombeve të Bashkuara e vendosi në vitin 1993 me qellim inkurajimin e vendeve anëtare te identifikoje nevojat për fuqizimin e familjes.

Ndryshimi i mënyrës së të jetuarit dhe emigracioni vitet e fundit kane larguar shoqërinë shqiptare nga familja e madhe duke e orientuar ata drejt familjes bërthamë.

Të rinjtë po krijojnë familje më vonë e po priren të kenë më pak fëmijë. Arsyet që i shtyjnë janë disa.

Një burrë martohet në moshën 30.2 vjeç dhe një grua në moshën 25.5 vjeç ndërsa numri mesatar i fëmijëve që një grua mund të lindë gjatë periudhës së saj riprodhuese ka rënë në 1.37.

Përllogaritjet i ka bërë Instituti i Statistikave, i  cili ka analizuar të dhënat e vitit të shkuar dhe rendit këtë ndër shkaqet që po çojnë Shqipërinë drejt zvogëlimit dhe popullsinë e saj dhe drejt plakjes./ABC News Albania 24/7